Yuri Kim: Nuk heq dorë kollaj nga të korruptuarit, kaq mund ta them qartë

Shqipëria

Yuri Kim: Nuk heq dorë kollaj nga të korruptuarit, kaq mund ta them qartë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 07:16
Yuri Kim

Pavarësisht reformave të ndryshme dhe shpresave të mëdha, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri mbeten një problem.

“Jemi në një fazë kritike. Është bërë mjaftueshëm përparim… Institucionet janë ngritur. Thuajse të gjitha janë ngritur dhe funksionojnë, përveç BKH-së, ku presim përzgjedhjen e drejtorit të parë, dhe sigurisht,

Gjykata Kushtetuese. Këto institucione duhet të bëhen funksionale dhe çështja e Gjykatës Kushtetuese ka ngecur për një kohë të caktuar.

Një pjesë është ligjore, e mirëfilltë. Një pjesë është politike. Ekziston vërtet në themel një çështje e vullnetit politik”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë ekskluzive në A2.

“Disa do të donin që reforma në drejtësi të sillej rrotull e rrotull në një rreth, si kali në lëmë. Ajo që na duhet është që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe, siç e kam thënë më parë, është diçka që nuk do të jetë e përsosur menjëherë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk do të jetë e shpejtë, por e dini çfarë?

Është e rëndësishme, është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj njerëzit duhet të mbeten vigjilentë, duhet të vazhdojnë të kërkojnë ndryshim dhe shpresoj që nuk do të dorëzohen sepse kemi bërë kaq shumë rrugë dhe do të ishte tragjike të hiqej dorë tani. Unë nuk do të heq dorë, patjetër. Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq”, shtoi ambasadorja amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat