Restaurohet xhamia e Gjin Aleksit në Rusan, Rama poston videon me pamjet e reja të xhamisë

Shqipëria

Restaurohet xhamia e Gjin Aleksit në Rusan, Rama poston videon me pamjet e reja të xhamisë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 08:24
Edi Rama

Ka përfunduar restaurimi i xhamisë Gjin Aleksi në Rusan të Delvinës. Ajo është monument kulture i kategorisë së parë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook ka treguar pamjet e xhamisë pas restaurimit. Rama shkruan se puna e bërë i ktheu shkëlqimin xhamisë së harruar prej dekadash.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, që i rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë ju uroj një fundjavë të mbarë!?”- shkruan Rama në facebook.

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës është ndërtuar në shekullin 16 mbi rrënojat e një kishe bizantine. Në oborrin e saj gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat