Sherri në familje degradon deri te përdorimi i thikës, vjehrri tenton të vrasë dhëndrin

Shqipëria

Sherri në familje degradon deri te përdorimi i thikës, vjehrri tenton të vrasë dhëndrin

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet në një familje në Devoll. Bëhet e ditur se vjehrri ka tentuar të vrasë me thikë brenda banesës dhëndrin e tij.

Specialistët për hetimin e krimit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat