Të shtënat me armë në Elbasan, u qëllua ndaj 48- vjeçarit, në makinë edhe djali i tij

Shqipëria

Të shtënat me armë në Elbasan, u qëllua ndaj 48- vjeçarit, në makinë edhe djali i tij

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 17:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtënat me armë në Elbasan, u qëllua ndaj 48- vjeçarit, në makinë edhe djali i tij

Zbulohen detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri pas mesnatës në fshatin Byshek të Elbasanit.

Policia bën me dije se është qëlluar në drejtim të një makine, ku udhëtonin babë e bir.

Raportohet se është qëlluar me armë 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi.

Në polici Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor.

Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte së bashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat