Vdekja e 72 vjeçarit në një shtëpi publike, zbulohet rrjeti i prostitucionit  

Shqipëria

Vdekja e 72 vjeçarit në një shtëpi publike, zbulohet rrjeti i prostitucionit  

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:21
Foto Ilustrim

Një grua në Gjirokastër është ndaluar pasi punonte në lokalin në Gjirokastër ku dje humbi jetën një i moshuar gjatë aktit seksual.

Një 43-vjeçare u arrestua nga policia në Gjirokastër pasi lokalin e saj e shfrytëzonte për prostitucion.

Po në ambjentet e këtij lokali u gjet i pajetë një 72-vjeçar ditën e djeshme (22 qershor).

”Specialistët e seksioni për Hetimin  e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases   M. Z.,43 vjeç, banuese në  Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër  për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat