Shoqata e Transportit përgënjeshtron Manastirliun: Nuk janë hequr kufizimet, kërkesat s'janë plotësuar

Shqipëria

Shoqata e Transportit përgënjeshtron Manastirliun: Nuk janë hequr kufizimet, kërkesat s'janë plotësuar

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:58
Foto

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas deklaroi se nuk Unioni i Operatorëve të Transportit Publik nuk mundet të rifillojë shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Përmes një postimi në Facebook, shoqata përgënjeshtron Ministren e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se hiqen kufizimet për transportin publik.

Postimi i plotë

''Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat