Ardian Dvorani tërhiqet nga drejtimi i KED- se, letër Vitore Tushës: Vijo me garën për kandidaturat e Kushtetueses

Shqipëria

Ardian Dvorani tërhiqet nga drejtimi i KED- se, letër Vitore Tushës: Vijo me garën për kandidaturat e Kushtetueses

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:37
Ardian Dvorani

Ardian Dvorani i cili ka humbur funksionet si kryeyar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga KLGJ i ka dërguar një letër nënkryetares Vitore Tusha ku i kërkon të vijojë punën me përshpejtimin e shqyrtimit të kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.

KLGj doli me vendimin që gjyqtarit Ardian Dvorani i “ka mbaruar detyrimi të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë” por një vendim I tillë ende nuk është argumentuar .

Duke e quajtur antikushtetuese  Dvorani thotë se   kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED"

Për të mos e shtuar më tej antikushtetueshmërinë ekzistuese të procedurës së ndjekur deri më tani

Duke e quajtur haptazi në kundërshtim me ligjin Dvorani thotë se kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED

"Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED I kërkon Vitore Tushës si edhe nga anëtarëve të tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës" shkruan Dvorani ne leter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat