Transporti në protestë/ Korçë, drejtuesit e mjeteve ndërqytetase me disa kërkesa

Shqipëria

Transporti në protestë/ Korçë, drejtuesit e mjeteve ndërqytetase me disa kërkesa

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik njofton se nuk mund të rifillojë shërbimin pasi nuk mund të zbatojnë protokollin e sigurisë anti kovid i cili u shton kostot për të cilat kërkojnë rimbursim.

Këtë të martë ministria e shëndetësisë hoqi kufizimet që pengonin rifillimin e transportin.

Pas kësaj deklarate vijuan protestat në sektorin e transportit në shumë qytete të vendit, si në Korcë, Gjirokastër, Vlorë, Fier etj. Dhjetëra përfaqësues të linjave urbane dhe ndërurbane kërkua të merren masa kundër konkurrencës së paligjshme.

“Privatët punojnë dhe ju marrin pasagjerëve 3-fishin dhe 4-fishin e biletës, 25 dhe 30 mijë lekë në një rrugë. Për zbatimin e masave do ta shohim kur të dalim në punë. Çmimi i biletave nuk do të lëvizë”.

“Duam të na caktojnë datën kur do dalim sa më shpejt se jemi drejt falimentimit”.

Në Korçë madje organizatorët e protestës u shoqëruan në polici për tubim të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat