FA stërvitje me marinsat amerikanë, Xhaçka: Shqipëria konfirmohet si aleate e vyer në NATO

Shqipëria

FA stërvitje me marinsat amerikanë, Xhaçka: Shqipëria konfirmohet si aleate e vyer në NATO

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:09
Ilustrim

Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizmin e tyre gjatë stërvitjes së fundit të zhvilluar me marinsat amerikanë në Bizë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale.

“Forcat e Armatosura shqiptare treguan edhe një herë profesionalizmin, ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e tyre gjatë stërvitjes me marinsat amerikanë në Bizë”, – bëri të ditur Xhaçka.

“Stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale, ndërkohë që Shqipëria konfirmohet si një aleate e vyer në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon”, – tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat