Shkodër, mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, rrezik për përhapjen e Covid

Shqipëria

Shkodër, mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, rrezik për përhapjen e Covid

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Mbetjet spitalore qëndrojnë prej ditësh pranë Laboratorit Baktereologjik në Shkodër. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një video e cila tregon këto mbetje të paketuara në qese dhe të vendosura anash hyrjes së laboratorit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë për të bërë një vëzhgim nga afër pranë laboratorit duke konstatuar qeset që shfaqeshin në videon e mbërritur në redaksi. Aty dallohen doreza maska dhe veshje të mbledhura në një cep.

Gazetarët kërkojnë përgjegjësen e institucionit. Ndërkohë një laborante u shpjegon gazetarëve se kanë ngritur këtë problem, por nuk është përgjegjësi e tyre lënia e mbetjeve në hyrje të laboratorit. Ajo thotë gjithashtu se në këto mbetje gjenden veshje që i përdorin në laborator, por edhe veshje që shkojnë e marrin tamponët tek të sëmurët me covid 19.

Gazetarët shkojnë të takojnë shefen e Epidemiologjisë,  e cila shpjegon se e kanë ngritur këtë problem si shqetësim në Njësinë Vendore të Kontrollit Shëndetësor.

Shefja e Epidemiologjisë , Dhurata Hysa thotë se nuk mund të marrë përgjegjësinë për të thënë që këto mbetje nuk janë të rrezikshme dhe gjithashtu thekson se nuk është në përgjegjësinë e saj heqja e mbetjeve spitalore.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër drejtoresha e këtij institucioni,  Lindita Haxhiaj tregon për gazetarët se janë në dijeni të këtij problemi, por në momentin që është bërë kontrata me operatorin që bën të mundur pastrimin e mbetjeve spitalore një situatë e tillë nuk ka qenë e parashikuar, por sipas saj që në nisje të pandemisë covid 19 kanë arritur një marrëveshje me operatorin që të bëj të mundur pastrimin sa më të shpeshtë të këtyre mbetjeve.

Ndërsa drejtoresha premton heqjen e mbetjeve shumë shpejt. Dhe vetëm një ditë më vonë ajo nis pranë redaksisë së Fiks Fare foto të cilat vërtetojnë heqjen e mbetjeve spitalore nga dera e laboratorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat