Covid-19/ Si u infektuan emigranti që erdhi nga Anglia, studentja dhe rrobaqepësja

Shqipëria

Covid-19/ Si u infektuan emigranti që erdhi nga Anglia, studentja dhe rrobaqepësja

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:58
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid.

Ajo që vihet re është fakti se ka një shpërndarje të rasteve në të gjithë vendin. Mësohet se në qytetin e Fierit ka rezultuar me koronavirusi një person i ardhur nga Anglia, i cili kishte shkuar të takonte prindërit para disa ditësh. Ai ka shfaqur shenja të COVID-19 dhe pasi i është bërë analiza ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu, në qytetin e Shkodrës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 10 persona. Mes të infektuarve janë edhe 3 punonjës të Gjykatës.

Veç tyre, është regjistruar edhe rasti i parë me COVID-19 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Raportohet se ka rezultuar pozitiv një studente, e cila është me origjinë nga Lushnja. Nuk dihet se ku është infektuar studentja.

Ndërsa, rasti i ri me COVID në Berat është një punonjëse në një ndërmarrje rrobaqepësie tek ish-kombinati tekstil. Punonjësja ka shfaqur temperaturë e këputje të trupit dhe kollë, ku më pas është njoftuar 127 dhe i është bërë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv.

Pritet që t’ju bëhet të gjithë punëtorëve të kësaj fasonerie analizat nëse do të ketë të infektuar të tjerë apo jo. Ndërsa në familjen e gruas po bëhen tamponët për të parë ka të infektuar.

Ndërkohë, rasti i shënuar sot në Korçë bën fjalë për një të moshuar 70-vjeçe, e cila ditët e fundit ishte kthyer në vendlindje nga një tjetër shtet.

Sipas burimeve ajo nuk është kontakt i rasteve të mëparshme. Mësohet se 70-vjeçarja po trajtohet në shtëpi, ndërkohë që mjekët epidemiologë po gjurmojnë kontaktet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat