Opozita parlamentare kërkon ndryshime kushtetuese: VETO, nëse nuk miratohen amendimet

Shqipëria

Opozita parlamentare kërkon ndryshime kushtetuese: VETO, nëse nuk miratohen amendimet

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:43
Opozita

Opozita parlamentare është e vendosur për të vënë VETON nëse Parlamenti nuk miraton në bllok dhe amendimet e Kodit Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese për sistemin elektoral.

“Nëse diskutohet që nuk do të merren në konsideratë propozimet tona, gjithë opozita paralamentare do të vendosë veton” – thotë Edmond Stojku, deputet.

Ai është pro heqjes së koalicioneve parazgjedhore, por nuk pranon se këtë kërkesë e kanë shtuar sepse po i përdor shumica socialiste.

“Po të bëjmë llogarinë, vetë listat e hapura përjashtojnë koalicionet”.

Kreu i grupit parlamentar “Demokraci dhe drejtësi” është i vetëdijshëm që me apo pa lista të hapura rizgjedhja e shumë prej deputetëve aktualë të opozitës do të jetë e vështirë. Por Edmond Stojku mendon se në këtë mënyrë ata po japin kontributin e tyre për zgjedhje ku vota e qytetarëve numërohet dhe jo deformohet.

“Nuk na intereson fare, nëse do jemi ose jo më parlamentarë, ne jemi pa parti politike. Ne duam të bëjmë një shërbim për vendin”.

Edmond Stojku nuk përjashton dhe mundësinë që shumica t’i gjejë aq vota sa i duhen për të miratuar ndryshimet sipas marrëveshjes me PD brenda radhëve të opozitës, por në këtë rast ai mendon se kodi do të kontestohej nga vetë votuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat