Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 06:37
Ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ditët me reshje intesive do ti lenë vendin gradualisht orëve me diell. Ditën e premte në vendin tonë, moti do të nisë me diell e në mesditë me vranësira mesatare përgjatë maleve.

Në mesditë deri pasdite përgjatë zonave malore reshje shiu të përkohshme.  Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 18º deri 30ºC zonat e ulëta 20º deri 34ºC zonat bregdetare 23 º deri 32ºC.`

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat