Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Greqi, lëkundet edhe Shqipëria

Shqipëria

Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Greqi, lëkundet edhe Shqipëria

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë.

Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Richter e ka pasur epiqendrën në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, pasi thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra në veriperëndim të Janinës, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat