Saimir Tahiri: Rikthimi në pikën zero, padrejtësi. Kam kusuret e mia në politikë, por nuk kam bërë asnjë faj

Shqipëria

Saimir Tahiri: Rikthimi në pikën zero, padrejtësi. Kam kusuret e mia në politikë, por nuk kam bërë asnjë faj

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:47
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri nuk e ka pritur për rikthimin e çështjen së tij dhe e ka cilësuar si një zvarritje.

Pas vendimit për ta rikthyer çështjen e tij për rigjykim, ish-ministri Tahiri tha para gazetarëve se kjo është një kthesë në pikën zero.

Ai shtoi se ka bërë gabime dhe ka kusuret e tij në politikë, por, sipas tij, nuk ka bërë asnjë faj.

Tahiri: Nuk e prisja këtë vendim. Mendova se pas 3 vitesh do të merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është një padrejtësi. Më vjen keq që zvarritem kështu gjykatave, duke pasur parasysh edhe punën time si ministër. Është e pakuptueshme për mua kjo histori që vazhdon për tre vite.

Do t’i shkojë deri në fund me drejtësinë kësaj çështjeje. Beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk mund ta flas para se ta shoh vendimin. Më duket e qartë se zvarritja është padrejtësi. Në politikë kam qenë shumë i hapur dhe shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk kam bërë asnjë kompromis. Nëse kjo po më kthehet pas, atëherë unë sërish në këmbë do të jem. 

Kam luftuar, padyshim që kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që thonë pse nuk futet në burg ky dhe futet ai që ndërton pa leje. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. E kam ndjekur këtë proces me korrektesën më të madhe. 

Jam i dedikuar në këtë proces, pasi është jeta ime. Pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që të përballem. Mua në këmbë më mbajnë këmbët e mia. 

Unë kam luftuar më shumë se gjithë ata të tjerët në raport me kanabisin. unë zgjodha të thoja të vërtetën publikes dhe Shqipërisë. Do të ketë edhe një kohë që do të flas edhe politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat