Reforma në Drejtësi, Meta: I gatshëm për bashkëpunim për rekomandimet e ‘Venecias’

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, Meta: I gatshëm për bashkëpunim për rekomandimet e ‘Venecias’

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:47
Ilir Meta

Reforma në Drejtësi, Meta: I gatshëm për bashkëpunim për rekomandimet e ‘Venecias’

Presidenti Ilir Meta ka shkruar në rrjetin social se është kurdoherë i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, në mënyrë që reforma në drejtësi të fitojë ‘shpejtësinë e humbur’.

Meta bën thirrje për implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat në lidhje me emërimet për Gjykatën Kushtetuese, i dhanë të drejtë Presidentit.

“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve.

Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.”-shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, i kërkoi qeverisë dhe Presidencës që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që emrat e rinj për në Gjykatën Kushtetuese të bëjnë të mundur funksionimin e saj brenda vitit. Ndërkohë kujtojmë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED, institucioni që sjell listat e kandidatëve) po funksionon përmes zvkryetares (Vitore Tusha), në kushtet kur Ardian Dvorani u largua automatikisht nga drejtimi i organit, për shkak të përfundimit të mandatit në Gjykatën e Lartë (vendim i marrë ky nga Këshilli i Lartë Gjyqësor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat