Shkodër, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një personi/Emri - Bota Sot
Shkodër, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një personi/Emri

Shqipëria

Shkodër, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një personi/Emri

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Dy persona qëllojnë me breshëri të shtënash drejt një personi në Shkodër.

Dyshohet se kanë qenë dy persona në motor, ata që kanë hapur zjarr drejt 50-vjeçarit Alban Luka.

Gjithçka teksa 50-vjeçari po lëvizte në makinë me një të afërmin e tij, në rrugën e Darragjatit, në Dajç.

Ngjarja është shënuar rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm, duke arritur që t’iu shpëtojë së paku 10 plumbave, siç kanë dëshmuar gëzhojat e gjetura.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e motive të të shtënave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat