Policia harron të kontrollojë, punonjësit e gjelbërimit gjejnë armët e atentatit ku u vranë dy biznesmenët

Shqipëria

Policia harron të kontrollojë, punonjësit e gjelbërimit gjejnë armët e atentatit ku u vranë dy biznesmenët

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:00
Armët janë gjetur pranë spitalit privat, ku merrte mjekim Eduart Lamaj para arrestimit

Punonjësit e pastrimit të gjelbërimit kanë gjetur këtë të shtunë dy pistoleta, në rrugën ‘Pjetër Budi’.

Këto dyshohet se janë armët që u përdorën në atentatin ku u vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Armët janë gjetur pranë spitalit privat, ku merrte mjekim Eduart Lamaj para arrestimit.

Gjetja e pistoletave nga punonjësit e pastrimit, tregojnë dhe paaftësinë e policisë në hetimin e kësaj ngjarje.

Edhe pse pranë vendit ku u gjetën armët, Eduart Lamaj ka qëndruar i shtruar për disa ditë, policia nuk e ka parë të arsyeshme të kontrollojë zonën.

Duart Lamaj akuzohet si autori kryesor i ekzekutimit të dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat