Makina merr flakë në ecje, detajet e para

Shqipëria

Makina merr flakë në ecje, detajet e para

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Sot rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, një makinë me drejtues shtetasin E.H.

Fatmirësisht policia lajmëron se ka patur vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat