Merr flak makina në tunelin Elbasan-Tiranë, bllokohet njëra prej korsive

Shqipëria

Merr flak makina në tunelin Elbasan-Tiranë, bllokohet njëra prej korsive

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:46
Ilustrim

Tym nga tuneli Elbasan- Tiranë, ndërsa është bllokuar edhe njëra prej korisive tek tuneli i Elbasanit.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama”, kjo ka bërë që të krijohet trafik, ku një varg i gjatë makinash presin nga krahu i tunelit që vjen për në Tiranë.

Dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat