Digjen gjatë natës dy automjete, një prej tyre në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Shqipëria

Digjen gjatë natës dy automjete, një prej tyre në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip “Audi” dhe një Renault.

Mësohet se makinat kanë qenë në dy lagje të ndryshme, shkruna abcnews.al. Njëra në lagjen “Haxhias” dhe një tjetër në lagjen “Beqir Dardha”.

Një nga automjetet e djegura mësohet të jetë në pronësi të kryeinspektorit të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, B.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat