Elbasan/ Shkrumbohen gjatë orëve të para të mëngjesit dy makina, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shqipëria

Elbasan/ Shkrumbohen gjatë orëve të para të mëngjesit dy makina, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

ELBASAN- Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit. Rreth orës 03:00 në lagjen “Beqir Dardha”, të këtij qyteti zjarrfikësit janë njoftuar për një makinë të përfshirë nga flakët.

Sapo ata kanë shuar zjarrin dhe janë kthyer në stacion, rreth orës 03:27 është marrë një tjetër njoftim për një makinë të djegur. Rasti në fjalë ka ndodhur në lagjen “Haxhias”.

Dyshohet se të dy zjarret në këto dy makina janë vënë qëllimisht, pasi kanë qenë në pjesën e jashtme të tyre ndërsa kanë qenë të parkuara. Njëri prej automjeteve të djegur është në pronësi të B.M ndërsa automjeti i dytë i djegur është në pronësi të T.P

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat