Rritja e temperaturave, qytetarët u drejtohen plazheve - Bota Sot
Rritja e temperaturave, qytetarët u drejtohen plazheve

Shqipëria

Rritja e temperaturave, qytetarët u drejtohen plazheve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 09:18
Qytetarët u drejtohen plazheve

Rritja e temperaturave në fundjavë ka shtuar fluksin e qytetarëve që i drejtohen bregdetit.

Në autostradën Tiranë-Durrës ka patur një numër të lartë automjetesh.

Nga pamjet e siguruara nga Ora News, shikohet se gjatë këtij segmenti nuk ka patur vetëm automjete me targa shqiptare por edhe ato me targa të Kosovës.

Ndërkohë, ana tjetër e autostradës është e boshatisur, pasi qytetarët i janë drejtuar zonave bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat