Meta përkujton rikthimin e familjes mbretërore shqiptare: Akt pajtimi dhe rivlerësimi

Shqipëria

Meta përkujton rikthimin e familjes mbretërore shqiptare: Akt pajtimi dhe rivlerësimi

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:00
Rikthimi i familjes mbretërore shqiptare

Presidenti Meta ka përkujtuar rikthimi e familjes mbretërore shqiptare në atdhe 18 vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook Meta shkruan ky ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e e mbretit Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Meta: Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët. Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern. Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi. 

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën. Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat