Qejf në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, asistentja dhe këshilltarja e Manastirliut fotografojnë veten me këmbët përpjetë

Shqipëria

Qejf në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, asistentja dhe këshilltarja e Manastirliut fotografojnë veten me këmbët përpjetë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 01:04
Manastirliu

Ministria e Shëndetësisë prej muajsh duhet të ziente nga punët, pasi është institucioni më i rëndësishëm për përballimin e situatës së COVID-19, por duket se stafi gjen kohë për të pozuar për rrjetet sociale.

Brenda mureve të godinës, këshilltarët dhe asistentët duket se kanë shumë kohë të lirë.

Ky është rasti i këshilltares Ketrin Zeno dhe asistentes Anxhela Seferi, që relaksohen në zyrat e shtetit dhe e reklamojnë dhe në Instagram.

Zeno ka publikuar një foto me kolegen e saj, ku shihen të dyja me këmbë mbi tavolinë dhe kanë kombinuar veshjen.

Me geta me pika dhe me këpucë të zeza, Seferi dhe Zeno tregojnë se në zyrat e shtetit bëhet qejf dhe këmbët mund t’i mbash edhe mbi tavolinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat