Dy humbje jete dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Dy humbje jete dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:45
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 në Shqipëri, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Ndërkohë një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1,384 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat