Stuhi breshëri në verë, “kapriço e motit” dëmton bujqësinë e pemtarinë në Maliq

Shqipëria

Stuhi breshëri në verë, “kapriço e motit” dëmton bujqësinë e pemtarinë në Maliq

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:13
Maliq

Një stuhi e pazakontë breshëri u regjistrua të dielën në Sovjan të Maliqit, ndërsa pjesa tjetër e vendit ishte karanterizuar nga temperaturat e larta. Fermerët ankohen për dëme të mëdha në bujqësi e pemtari, ndërsa autoritetet thonë se do të evidentojnë pasojat.

Kjo fotografi tregon stuhinë e breshërit që përfshiu të dielën fshatin Sovjan në Maliq.

Ndërsa këto pamje pasojat e kapriços së motit në bujqësi, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga temperaturat e larta.

Fermerët thonë se stuhia dëmtoi grurin që është gati për korrje, dhe pemët frutore.

Bujqësia e pemtaria, thonë banorët janë bazë e ekonomisë së tyre familjare. Ndaj nëse nuk kompensohet, për ta do të thotë se puna shkoi dëm.

Disa orë pas stuhisë së breshërit në terren kanë dalë edhe komisionet e evidentimit të dëmeve të Bashkisë Maliq.

Ata do të plotësojnë dokumentacionin mbi bazë të cilit do të vendoset për mbështetjen e fermerëve.

Pak javë më parë një stuhi e ngjashme dëmtoi prodhimet bujqësore edhe në fshatin Zvezdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat