“Covid-19 u përhap në të gjitha qarqet”, flet mjeku i njohur: Duhet të mësohemi të jetojmë…

Shqipëria

“Covid-19 u përhap në të gjitha qarqet”, flet mjeku i njohur: Duhet të mësohemi të jetojmë…

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:45
Dritan Ulqinaku

64 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe janë regjistruar dy viktima.

E pikërisht me pandeminë koronavirus është hapur puntata e ditës së sotme e emisionit “Shqipëria Live”. Ku për të folur për situatën ku ndodhet Shqipëria nga Covid-19 ishte i ftuar epidemiologu i njohur, Dritan Ulqinaku.

Mjeku u shpreh se harta e numrit të të infektuarve po zgjerohet dhe të gjitha qarqet janë të prekura. “Kjo gjë pritej pasi njerëzit u lanë të lirë dhe nuk po mbajnë siç duhet masat e rëndësishme. Po shtrihet edhe te moshat më të reja, por problem janë të moshuarit dhe ata mbi 50 vjeç”, tha ai.

Ndërsa duke folur për valën e dytë të koronavisut, Ulqinaku shtoi se duhet të folur për një përhapje të gjerë të Covid-19 nga mos distancimi social dhe mos respektimi i masave. Gjithashtu ai tha se tani duhet që të mësohemi që të bashkëjetojmë me të.

“Pritnim një rënie në stinës e verës, por nuk po e shohim. Koronavirusi është një sëmundje si shumë sëmundje të tjera. Ne duhet të përgatitemi që të jetojmë me këtë virus”, tha epidemiologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat