Lutfi Dervishi: Kush është deputeti më injorant dhe më i pabesë që kemi sot!

Shqipëria

Lutfi Dervishi: Kush është deputeti më injorant dhe më i pabesë që kemi sot!

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:56
Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar lidhur me sulmin e ndërmarrë ditët e fundit ndaj deputetit socialist Musa Ulqini.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke nënkutuar krejt të kundërtën Dervishi ironizon duke e cilësuar Ulqinin si “deputetin më të korruptuar, më arrogant, më injorant, më delirant dhe të pabesë që ka parlamenti”.

Ndër të tjera Dervishi shkruan:

“Nuk kam njohur këto 30 vjet deputet më të korruptuar, më arrogant, më delirant, deputet që u kthen kurrizin votuesve, deputet i përfolur për afera, deputet pa diplomë, deputet që nuk di të lidh dy llafe, deputet i lidhur me bandat e trafikut vendas dhe ndërkombëtar, i përfolur për vrasje në disa vende të BE-së, deputet që i ndalohet hyrja në BE dhe SHBA, deputet i njohur si pelivan dhe akrobat i klasit parë, deputet në listën prioritare të OFL dhe SPAK, deputet që me para dhe me shumë para i ka shpëtuar ligjit të dekriminalizimit…

Deputet që rrezaton injorancë dhe pabesi, vulgaritet dhe harbutëri…besoj se e kuptuat se kush është. Nuk ka nevojë tē them se është deputeti Musa Ulqini!

P.S. Sa me fat që ky deputet i ka shokët e rrallë se përndryshe këtë vend do e kishte marrë lumi, e do të kishte përfunduar me kohë në BE!”, shprehet Dervishi.

Ditët e fundit dy personazhe janë përpjekur të vendosin në lojë deputetin Musa Ulqini ku duke u prezantuar si mjekë dhe nën preteksin se po i bëjnë një kamera të fshehtë kanë provuar të ulin reputacionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat