Alvin Berisha shkon në Durrës, ja sa ka ndryshuar vogëlushi që i shpëtoi “ferrit” në Siri

Shqipëria

Alvin Berisha shkon në Durrës, ja sa ka ndryshuar vogëlushi që i shpëtoi “ferrit” në Siri

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 23:10
Alvin Berisha me babain

Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij.

Ky i fundit, Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit.

Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.

Por duket se ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe duket i lumtur pranë babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat