Shullazi kërkon lirimin nga burgu, Kushtetuesja shpall vendimin refuzues

Shqipëria

Shullazi kërkon lirimin nga burgu, Kushtetuesja shpall vendimin refuzues

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:33
Emiljano Shullazi

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska rrëzojnë kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu.

Nëpërmjet një padie pranë kësaj gjykate, Shullazi ka kërkuar shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes në janar të këtij viti ku u bë edhe tranzicioni nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tek Apeli i SPAK.

Sipas Shullazit, dy gjyqtarët e caktuar nga KLGJ janë në kundërshtim me ligjin pasi ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë, edhe vendimi i tyre për rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e masës së sigurisë duhet të rrëzohet.

“Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasigjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme“, ishin pretendimet e Shullazit.

Por, treshja gjyqësore kushtetuese në argumentin e saj thekson se subjekti Emiljano Shullazi nuk ka ezauruar të gjitha hallkat gjyqësore penale që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se për këtë çështje mund të bëhet rekurs në gjykata të tjera.

Për rrjedhojë, kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar mos kalimin e çështjes në seance plenare për t’u shqyrtuar nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetuese, çka praktikisht është rrëzim i padisë së Shullazit.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Disa nga pretendimete Gjykatës

Në vështrim të kësaj analize,Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për aq kohë sa ai nuk i ka shteruar pretendimet e tij në procedurat gjyqësore brenda sistemit gjyqësor penal.

Në lidhje me pretendimet e kërkuesit se akti i KLGj-së, objekt i kërkesës, është një akt me efekt të përgjithshëm, i cili i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Kushtetuese për pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën, bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës dhe në nenin 100, pika 2, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e sistemit të drejtësisë” (ligji nr. 115/2016), Kolegji vëren se ky vendimka një objekt konkret dhe u drejtohet subjekteve individualisht të përcaktuara.

Po ashtu, efekti i këtij vendimi është të plotësojë përbërjen e trupit gjykues për të gjykuar çështjen penale të kërkuesit dhe brenda këtij gjykimi kërkuesit i jepet mundësia për të ushtruar të gjitha kërkesat procedurale, duke i dhënë këtij vendimi natyrë shteruese në zbatimin e tij, brenda gjykimit të çështjes së tij.Për rrjedhojë,Kolegji çmon se ky vendim i KLGj-së nuk është një akt me efekt të përgjithshëm.

Në përfundim, Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet në paraqitjen e kërkesës së tij, për rrjedhojë çështja nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat