Infektohet me COVID-19 familja e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiaku vetizolohet në shtëpi

Shqipëria

Infektohet me COVID-19 familja e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiaku vetizolohet në shtëpi

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:25
Vangjush Dako

Covid-19 ka infektuar kryebashkiakun Vangjush Dako dhe familjen e tij. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitivë ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit.

Ky institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dezinfektimet.

“Mes tyre dyshohet të jetë edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako të ketë bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij.

Në çerdhet dhe institucionet që administrohen nga shëndeti publik duke qenë se personeli ka qenë më ndërrime mujore kanë nisur të bëhen tamponët. Paniku është i madh dhe rreziku serioz”, raportohet ne media.

Nuk dihet se ku është infektuar familja Dako, po hetohet nga ana e autoriteteve shtetërore, nëse shkaku është bashkëshortja apo apo vetë ish-kryebashkiaku.

Sipas burimeve, Vangjush Dako nuk ka pasur shumë probleme dhe se prej një jave është vetizoluar në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat