Historiania shqiptare: Vuçiq vuri në rresht liderët tanë, aktakuza e ndaloi ndarjen e Kosovës

Shqipëria

Historiania shqiptare: Vuçiq vuri në rresht liderët tanë, aktakuza e ndaloi ndarjen e Kosovës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:42
Elena Kocaqi

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, historiania Elena Kocaqi tha se Vuçiçi vuri në rresht politikanët tanë, të cilët i cilësoi si amatorë.

Për Kocaqin, aktakuza ka ndalur ndarjen e Kosovës.

Elena Kocaqi: Vuçiçi vuri në rresht këta dy të tanët që janë amatorë. Serbia ka 100 vite që e bën këtë gjë. Nënshkruan marrëveshje dhe i dështojnë. Nuk kanë shanse që kufijtë në Ballkan të vendosen nga shqiptarët. 

Akuza doli përpara që të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe mendoj se kjo është një gjë pozitive. Gjykatë si kjo është e pa precedentë në histori. As në vendet koloniale nuk është bërë që të ketë një gjykatë që është e Kosovës, por jashtë territorit dhe me gjykatës të huaj. 

Parlamenti edhe me 2/3 nuk e anulon dot këtë gjykatë pasi ka një marrëveshje që mandatin e kësaj gjykate e mbaron vetëm KiE. Mendohet se do të zgjasë 20 vite për të gjykuar krimet e pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat