Aksident në Vorë, plagosen burrë e grua dhe foshnja 2 muajsh

Shqipëria

Aksident në Vorë, plagosen burrë e grua dhe foshnja 2 muajsh

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë. Sipas policisë, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe fëmija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat