“Më parë rrugët bëheshin shto ujë e shtoi miell”/ Rama: Milot-Tiranë, bilanc lufte me të vdekur në aksidente

Shqipëria

“Më parë rrugët bëheshin shto ujë e shtoi miell”/ Rama: Milot-Tiranë, bilanc lufte me të vdekur në aksidente

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.

Ai thotë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP.

Rama u ndal edhe tek ndërtimi i rrugëve më parë duke thënë se aksi Milot-Tiranë kishte një bilanc lufte për vdekjet nga aksidentet.

“Rruga Milot-Tiranë ka patur një bilanc lufte në lidhje me të vdekurit që janë shkaktuar në aksidente rrugore në këtë zonë. Me aksin e ri, nga Morina në Fier do të shkohet për tre orë. Do kemi aks të korridorit blu. Segmenti Milot-Fier do të zbatohet me formulë të re. Financimi 1.2 milionë euro nga fituesi. Rrugët më parë ishin për turp të zotit ‘shto ujë e shto miell’. Para shtatë vitesh u bënë shumë tendera por s’u ndërtua asnjë rrugë. Ky projekt i ri nuk e ngarkon shtetin shqiptar. Do kemi aks në korridorin blu, që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Shqipërinë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat