Mbetjet, rrezik për banorët: Kemi frikë nga infeksionet - Bota Sot
Mbetjet, rrezik për banorët: Kemi frikë nga infeksionet

Shqipëria

Mbetjet, rrezik për banorët: Kemi frikë nga infeksionet

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:52
Kinostudio

Në Kinostudio banorët e lagjes "Pjetër Dungu" ankohen për disa ura të vogla lidhëse. Mbetjet e ndryshme të hedhura bëjnë që banorët të ndihen të rrezikuar për ndonjë infeksion të mundshëm.

Mbetjet e ndryshme të hedhura pranë urave të vogla në lagjen "Pjetër Dungu" prej kohësh janë ngritur si shqetësim por ende nuk është marrë asnjë masë.

Me këtë panoramë ndeshen çdo ditë banorët e kësaj lagje ndërsa thonë se duhet ndërhyrje urgjente.

Thonë se kanë frikë nga infeksionet e mundshme.

Problem për ta janë mungesa e kontejnerëve çka ua vështirëson më tepër jetesën por dhe ndriçimi.

Kërkojnë nga bashkia marrjen e masave dhe i bëjnë thirrje të mos kujtohen vetëm në kohë fushate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat