Cakaj: Super lajm për Shqipërinë, zgjedhja e Besiana Kadaresë zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Shqipëria

Cakaj: Super lajm për Shqipërinë, zgjedhja e Besiana Kadaresë zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:29
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në faqën zyrtare Facebook e ka quajtur super lajm për Shqipërinë, zgjedhjen e Besiana Kadaresë në krye të zv/presidents së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai thotë se zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon fare qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB.

Ky është postimi i plotë:

Një super lajm për Shqipërinë …

Shqipëria sapo është zgjedhur në postin e lartë të Zv/Presidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së!

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon fare qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB.
Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhen 2022-2023.

Suksese Ambasadores sonë në OKB, znj. Besiana Kadare, në këtë detyrë sa sfiduese aq edhe të rëndësishme për Shqipërinë e jo vetëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat