Saimir Tahiri drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, do kërkojë edhe pezullimin e gjykimit në shkallën e parë

Shqipëria

Saimir Tahiri drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, do kërkojë edhe pezullimin e gjykimit në shkallën e parë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 06:41
Saimir Tahiri

Në emisionin e radhës, ‘Unpublished’ trajtoi procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi pak ditë më parë ta rikthejë çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Kalvarin 3-vjeçar të ish-ministrit në dyert e gjykatave dhe përballja me prokurorinë, të cilën në kohën kur ushtronte detyrën e etiketonte si “fronti i së keqes”.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia tha për ‘Unpublished’ se sapo të njihen me vendimin e arsyetuar, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe njëherazi do të kërkojnë pezullimin e gjykimit në shkallën e parë deri sa të shprehet kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Por edhe sa kohë do të zvarritet ky proces, në kushtet kur Gjykata e Lartë është jashtë funksionit, me vetëm 3 anëtarë dhe një stok prej 35 mijë dosjesh.

‘Unpublished’ bisedoi edhe me mbrojtësin ligjor të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela i cili ndodhet në qeli. Avokati Petrit Ismailaj thotë se gjykata dha një vendim të padrejtë.

‘Unpublished’ publikoi edhe disa shkresa që janë paraqitur nga mbrojtja gjatë procesit në shkallën e parë, ku pretendohet se në kohën e ushtrimit të detyrës, Jaeld Çela jo vetëm që nuk e ka favorizuar grupin kriminal të Habilajve, por i ka goditur duke i denoncuar në prokurori dhe duke shkatërruar plantacionet e kanabisit në Selenicë.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit një “patate të nxehtë ”. Sipas tij, gjykata nuk pati “këllqe” të japë një vendim, duke i hapur rrugë një tjetër zvarritjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat