Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet shqiptari

Shqipëria

Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet shqiptari

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:59
Foto Ilustrim

Një 35-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga nga policia, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati-, për disa vjedhje në qytetin bregdetar.

35 vjeçari Xh.K., akuzohet për 7 raste vjedhjesh në pallatet e braktisura nga banorët për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit është futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat