Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin e Zgjedhores, Murrizi: Nga opozita nuk do merrni asnjë votë…

Shqipëria

Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin e Zgjedhores, Murrizi: Nga opozita nuk do merrni asnjë votë…

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:56
Myslim Murrizi

Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit Murrizi ka thënë se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në seancë plenare.

Më tej ai është shprehur se deputetët po kandidojnë për çdo post të mundshëm, ndërsa bën thirrje që të lihen lojërat e pista.

Murrizi tha si ai draft është një pazar kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve. Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ai i ka quajtur një “gjellë qensh”.

“Nga njoftimet e juaja në mënyrë të njëanëshme pa u mbledhur Komisioni i Reformës Zgjedhore është dorëzuar një draft i fshehtë. Zoti Balla, ti bashkë me Ramën mos tu shkojë mendja se do kaloni ndonjë ligj për trafikimin e votës dhe të vijoni me këtë çorbë dijeni se do ua hedhin shqiptarët në fytyrë. Lereni këto, se nuk do merrni asnjë votë nga ne. Ndalni pazarin e pistë kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve shqiptarëve”, tha Murrizi.

“Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh do ua hedh surratit. Deputetë sharlatanë që kandidojnë edhe për kryeplakë, por nuk do lejojmë këto pislliqe të bëhen. Lërini pislliqet dhe lojërat e pista. Nëse deputetët që kanë firmosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk i mbahen fjalës së tyre, të dalin dhe ta shprehin hapur. 30 vite më parë revolta e shqiptarëve prishi kangjellat e ambasadave për liri. 30 vite më pas ju bijtë e atyre që mbajtën peng shqiptarët për 45 vite kërkojnë të votohet si në kohën e PPSH-së. shqiptarët meritojnë një sistem zgjedhor ku të zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre”, tha ndër të tjera Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat