Sezoni turistik, 1,600 policisë për të garantuar rendin e sigurinë në plazhe

Shqipëria

Sezoni turistik, 1,600 policisë për të garantuar rendin e sigurinë në plazhe

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:28
Foto

1,600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

Punonjësit e policisë janë nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.

Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë  të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme.

Policia e Shtetit deklaron se mbetet e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt për turistët, vizitorët apo pushuesit dhe fton qytetarët që për çdo shqetësim apo paligjshmëri të konstatuar të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose ta adresojnë në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat