Kontrolli i Lartë i Shtetit me kryetar të ri, zgjidhet Arben Shehu

Shqipëria

Kontrolli i Lartë i Shtetit me kryetar të ri, zgjidhet Arben Shehu

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:06
Arben Shehu

Arben Shehu është zgjedhur nga Kuvendi, Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi vendosi të miratojë kandidaturën e katërt të propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në seancën e sotme, Shehu bëri dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat