Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për segmentin Milot-Fier: Si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin

Shqipëria

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për segmentin Milot-Fier: Si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:34
Edi Rama

Fill pas kritikave të opozitës se kostoja PPP e projektit Milot-Fier do të kushtojë shtatë herë më shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!”- shkroi kryeministri në një postim në Twitter.

Më tej vijoi:

“Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat