'Motra nuk më hap telefonin'/ Si u zbulua tragjedia në Kombinat

Shqipëria

'Motra nuk më hap telefonin'/ Si u zbulua tragjedia në Kombinat

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Përveç dy viktimave, nënë e bijë, në spital ndodhet në gjendje të rëndë edhe vajza tjetër e 56-vjeçares. Policia e Tiranës bën me dije se paraprakisht dyshohet se ato janë vetëflijuar.

Policia sqaroi se kanë qenë vëllai i gruas, ai që ka dhënë alarmin pasi ato nuk përgjigjeshin në telefon dhe as trokitjeve në derë.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi janë gjetur të pajeta. Ndersa vajza që është gjallë por në gjendje të rënduar shëndetësore në spital quhet Blerta Josifi.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. 

 Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat