Analisti thumbon deputetët e opozitës së re, Halit Valteri e sfidon

Shqipëria

Analisti thumbon deputetët e opozitës së re, Halit Valteri e sfidon

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 22:32
Agron Gjekmarkaj

Analisti Agron Gjekmarkaj ka thumbuar deputetët e opozitës parlamentare, Halit Valterin dhe Andi Përmetin, kur ju tha se pavarësisht se dolën nga listat e opozitës janë gjendur më ngrohtë në kraharorin e PS.

“Nuk ju paragjykoj personalisht, por ju si grup keni humbur një rast për të demonstruar seriozitet para publikut shqiptar. Shumë prej jush deputetët e opozitës së re kanë qenë shumë represivë ndaj liderit të PD-të, Lulzim Basha. Me të drejtë ju ka atakuar PD se ndjehej e zënë në tradhti prej jush. Ju u gjendet më ngrohtë në kraharorin e PS, e them këtë duke parë shumicën e sjelljeve, votimeve, kam parë komizëm, paaftësi tek ky grup. Nuk është faji i tyre, por i atyre që ju kanë zgjedhur. Duhet të kishit bërë opozitë, por vetëm opozitë nuk bëtë”,- tha Gjekmarkaj.

Halit Valteri: Ju sfidoj zoti Gjekmarkaj, flas për vete. Të sfidoj të ma gjesh një ligj që unë votoj pro Ramës, për të tjerët nuk mbaj dot përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat