Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 23:38
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ka njoftuar mundësinë e shkëlqyer që i jepet nxënësve të gjimnazit për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Postimi i Ambasadës:

Jeni të interesuar të thelloni arsimin tuaj duke studiuar në Shtetet e Bashkuara? Aplikoni në Klubin e Kolegjeve Konkuruese të EducationUSA Albania, një program këshillues që ndihmon nxënësit e shkëlqyer të shkollave të mesme për t'u bërë aplikues konkurues në kolegjet dhe universitetet në Shtetet e Bashkuara. Përgjatë vitit, pjesmarrësit përfshihen në diskutime, aktivitete shërbimi në komunitet, ushtrime ndër kulturore dhe përgatitje provimesh. Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit përgatiten qoftë nga ana sociale ashtu edhe nga ajo akademike për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Për të marrë pjesë në Klubin e Kolegjeve Konkuruese, ju duhet:

• Të jeni nxënës në shkollë të mesme (në fillim të klasës së 10 ose të 11 këtë vjeshtë)

• Të keni mesatare të lartë

• Të jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara në nivelin e parë të studimeve

Procesi i aplikimit:

Dërgoni aplikimin tuaj këtu: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfwp7aXy70lgBn-3f…/viewform

Nëse keni pyetje mbi programin, ju lutemi të kontaktoni: [email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat