Islami: Opozita parlamentare zgjatim i Ramës, ai tallet dhe luan me to

Shqipëria

Islami: Opozita parlamentare zgjatim i Ramës, ai tallet dhe luan me to

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 07:05
Kastriot Islami

Në një intervistë për Ora News, ish-Ministri i Financave Kastriot Islami, tha se parlamenti aktual është pa nivel dhe me profil korruptiv e ologarkik. 

Për Islamin, opozita parlamentare nuk mund të quhet opozitë, sepse në momentin që largohesh nga një grup parlamentar quhet i pavarur.

Kastriot Islami: ''Në sytë e qytetarëve ky është një parlament pa nivel, me profile të dyshimta korruptive, oligarkike, kriminale. Përveç kësaj janë futur në një lojë që Rama po mundohet t'ia shkatërrojë deri në fund imazhin cilësdo pjesë të parlamentit në përfitim të tij, por harron që shkatërrimi i këtij imazhi bie mbi kurrizin e tij. Për mua kjo pjesë nuk është opozitë. Ka një rregull në parlamentet e vendeve demokratike. Në momentin kur ti ikën nga një grup parlamentar, ti shpallesh i pavarur, nuk ke të drejtë të bësh grup. Jemi ne opozita, nuk mund të jenë këta opozita. Ata nuk kanë të drejtë të luajnë rolin e opozitës. Në lojën që po bëjnë prapë me kërkesat që janë, nuk janë kërkesat e një opozite që kërkon të bëhet pjesë e një politike racionale.''

Sipas tij, opozita parlamentare është zgjatim i kryeministrit Edi Rama më të cilët ai tallet dhe luan.

Kastriot Islami: ''Të kërkojë një grup i vogël i cili është zgjedhur nga Partia Demokratike, nëpërmjet një sistemi që është miratuar në 2008, të kërkojnë prag 5% lista të hapura, lista të hapura, është jo racionale. Ata nuk janë në gjendje të grumbullojnë vota, sepse po të ishin në gjendje të grumbulonin votat i thonin Bashës në 2017 që ne me këtë variant nuk zgjidhemi. Në diçka është bërë me konsensus, duhet të çbëhet me konsensus. Këta nuk mund të jenë pjesë e konsensusit, këta janë një zgjatim i Edi Ramës me të cilët ai tallet dhe luan.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat