Tre gjermanë të infektuar me koronavirus në Pogradec

Shqipëria

Tre gjermanë të infektuar me koronavirus në Pogradec

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

3 rastet e konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë në Pogradec janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.

Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disaditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

3 rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash.

Ndërkohë kujtojmë se gjithsej në qarkun e Korçës janë 34 persona të prekur nga ky virus me një shtrirje tashmë në 4 bashki.

Korça, Pogradeci, Erseka dhe Maliqi janë 4 bashkitë e prekura në juglindje, ndërsa mbeten të paprekura Bilishti dhe Pusteci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat