Fqinja e familjes Josifi: Dy vjet pa i parë vajzat, kur e pyeta Zhanetën më tha janë në gjumë

Shqipëria

Fqinja e familjes Josifi: Dy vjet pa i parë vajzat, kur e pyeta Zhanetën më tha janë në gjumë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Të tjera dëshmi të rënda janë bërë publike në lidhje me vetëflijimin e Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat u gjetën të vdekura mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Kombinat të Tiranës.

Komshija e Zhaneta Josifit është shprehur për report tv se ajo kishte dy vjet që nuk i kishte parë dy vajzat e 50 vjeçares, një kohë e cila bie në vijë me raportin paraprak të ekspertizës mjeko ligjore, e cila saktësonte se Anisa Josifi kishte rreth 15 muaj që kishte ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Federata Shqiptare e Futbollit nis hetimet për ndeshjen Bylis-Tirana

Në rrëfimin e saj, fqinja thotë se kur e ka pyetur Zhanetën sesi i ka vajzat, ajo ka vënë buzën në gaz dhe i ka thënë janë mirë, duke fjetur.

 “8 vite kam pasur muhabet me ato. Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I them kësaj që ato do kishin një gjë.  I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë kur erdhi kohën e pandemisë dhe i thashë si i ke çupat? Shumë i kam i thashë. Një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte. Policinë e lajmëroi Sandra se rrinin brenda. U shqetësuan banorët. Ato ulën qepenin e ballkonit, lulet iu ishin tharë”, u shpreh banorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat