Mediat greke shkruajnë për tragjedinë e Tiranës: Nëna dhe vajzat sakrifikuan veten për tu ringjallur

Shqipëria

Mediat greke shkruajnë për tragjedinë e Tiranës: Nëna dhe vajzat sakrifikuan veten për tu ringjallur

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke shkruajnë për ngjarjen e një dite më parë në Kombinat, ku u vetëflijuan nëna Zhaneta Josifi dhe njëra nga vajzat e saj, Anisa. 

 “Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”, kështu nis raportimi i lajmit media greke.

Zougla shkruan se tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për  t’u ringjallur dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar.

Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Blerta u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë.

Zougla, duke cituar mediat shqiptare thotë se Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat